Flash News

Ditari i Maxhorancës

Premtimi për 300 mijë vende pune, Ahmetaj: Nëse shihet me lupë, shifrat janë aty

Premtimi për 300 mijë vende pune, Ahmetaj: Nëse shihet me

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj gjatë konferencës së sotme bëri një bilanc të politikave të qeverisë në këto 7 vite në pushtet.

Një ndër to, ishte dhe premtimi për 300 mijë vende pune, të cilit Ahmetaj i qëndron ende. Sipas tij nëse shihet me lupë dhe jo emocione politike, shifrat janë aty.

 “Ai diskutimi pa shifra që bëhet në çdo terren ku janë 300 mijë të punësuarit, kur shihet me lupë të shëndetshme, dhe jo me emocione politike numrat janë aty, siç është konsumi dhe bizneset”, tha Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj, gjithashtu deklaroi se numri i bizneseve të vogla është shtuar me tre herë, duke e trajtuar biznesin e vogël si gjenerim punësimi dhe të të ardhurave familjare.

“Po ta keni parë në vazhdimësi mazhorancën, kryeministrin e ka trajtuar biznesin e vogël si gjenerim punësimi dhe gjenerim të ardhurave familjare. Kjo është politikë sociale. Kush fiton më shumë paguan më shumë’. S’duhet ta harrojmë këtë moto sepse është premtim i mbajtur. Në themel ky buxhet ka pasur pagën mesatare dhe pagat e administratës. Numri i të punësuarve në administratë ka rënë nga 101 mijë në 86 mijë. Progresiviteti i ktheu para në xhep shtresës së mesme dhe personave me të ardhura të ulëta", tha Ahmetaj.

Të fundit