Flash News

Ditari i Maxhorancës

President i zgjedhur nga populli? Rama shprehet kundër, sulmon Metën dhe ironizon opozitën

President i zgjedhur nga populli? Rama shprehet kundër, sulmon Metën

Në konferencën e mbajtur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama foli për zgjedhjen e Presidentit të ri. Më herët, mazhoranca ka thënë se emri do të bëhet publik brenda datës 24 maj.

Rama u shpreh se do të ketë negociata me opozitën, ndërsa ironizoi edhe situatën në kampin opozitar, duke thënë se “Ne do bëjmë përpjekje që të komunikojmë me copat e cikat e mundshme, se jo me çdo copë e çikë do të komunikojnë. Do komunikojmë me një nga ato copa e cika me ata që përfaqësojnë të gjallët”.

I pyetur nëse do të ishte pro zgjedhjes së Presidentit nga populli, Rama e mohoi. Ai tha se do të duhej t’i jepej më shumë pushtet dhe se kjo nuk është natyrën e sistemit qeverisës në Shqipëri.

Rama sulmoi edhe Ilir Metën, sikurse ka bërë edhe më herët, duke e akuzuar se nuk ka vepruar në bazë të kompetencave që i njeh ligji.

“Unë jam kundër zgjedhjes së një presidenti nga populli në një republikë si e jona. Nuk është në natyrën e republikës tonë, nëse do të zgjidhen atë nga populli do të duhet t’i jepnin më shumë pushtët, të zgjedhim nga populli një presidenti që nuk ka pushtet.

Tani të gjithëve u është ngatërruar roli i presidenti pasi kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinën, por roli i presidentit në këtë republikë që kemi ne është i tillë që e bën të pakuptueshme”, tha Rama.

 

 

Të fundit