Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti/ Balla nga Fieri: Nuk e kuptoj pse Alibeaj u tërhoq, në raundin e 4-ët e zgjedhim vetë

Presidenti/ Balla nga Fieri: Nuk e kuptoj pse Alibeaj u tërhoq, në

Kreu i grupit socialist Taulant Balla foli nga Fieri për marrëveshjen e dështuar me Enkelejd Alibeaj. Ai tha se Alibeaj nuk po merr përgjegjësinë për të çuar kandidatë, duke theksuar se në raundet në vijim do të propozojnë socialistët.

Balla u shpreh për mediat se PS i qëndron marrëveshjes, ndërsa Alibeaj u tërhoq disa ditë më parë duke thënë se socialistët devijuan nga qëndrimi fillestar.

“Konstatoj me keqardhje që nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit.

Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet presidenti apo presidentja e re e republikës”, tha ai.

 

Të fundit