Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri/ Balla bie dakord me draftin e Alibeajt: Propozo deri në raundin e 3-të; PS tërhiqet nga kandidaturat

Presidenti i ri/ Balla bie dakord me draftin e Alibeajt: Propozo deri në
Foto Ilustruese

Grupi negociator i Partisë Socialiste ra dakord me draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për Presidentin e ri.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se partitë opozitare kanë të drejtë të propozojnë emrat e kandidatëve deri në raundin e 3, ndërkohë që socialistët do të tërhiqen deri në këtë fazë.

“Deri në raundin e 3 propozimet i keni ju ne nuk po propozojmë. Bëjeni si ta doni. Mos harroni nëse doni të konsultoheni një emër me ne, na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive. Ramë dakord. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e 3”, tha Balla.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i kërkoi deputetit Enkelejd Alibeaj të sjellë 4 propozime kandidatësh për Presidentin e ri dhe të ulen sot pasdite për të negociuar.

Gjiknuri tha se ishin të gatshëm të dëgjonin propozimet e tij, dhe më pas të vendosnin duke negociuar për kandidaturat.

“Po jemi gati, katër emra t’i sillni në 2 mënyra. Katër emra që i mendoni të jenë atraktiv. Këto emra i konsultoni dhe të ulemi pasdite që sot, të bëjmë negociata për emrat. Na vendosni në provë për sinqeritetin e bashkëpunimit. Po e themi shumë miqësisht dhe me një gatishmëri politik. Silleni kandidaturën tuaj. Sillni 4 emra në tavolinë negociatash. Nuk është normale të rrimë para kamerave. Kemi diskutuar shumë vite më parë për referoma të tjera”, u shpreh Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Alibeaj u shpreh se nuk ka besim ndaj mazhorancës për këtë çështje, duke kërkuar vetëm që socialistët të pohonin ose mohonin draftin e tij.

“Jo, nuk kemi besim te ju. Ju donit të merrnit Presidentin e Federatës. S’jeni fare për t’iu testuar. Frikë nga kamerat s’duhet të kesh sepse është detyrim ndaj njerëzve. Po nuk e konsideruat detyrim ndaj njerëzve keni nisur me këmbën e gabuar. E pranoni këtë dokument? Po ose jo. Meqë keni lëshuar sinjale bashkëpunimi, ju përgjigjem. Ja urdhëro, dakord. (tregon draftin) Propozimin na e jep Kushtetuta”, tha Alibeaj.

Sakaq, aleatët e opozitës Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Agron Duka janë shprehur kundër procesit të nisur nga maxhoranca. Në një linjë, të tre deklaruan s epër sa kohë nuk ka emra konkret, procesi është vetëm një farsë.

Të fundit