Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Balla: Nuk do bëjmë publik asnjë emër të propozuar, javës tjetër takim me Alibeajn

Presidenti i ri, Balla: Nuk do bëjmë publik asnjë emër

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar të bëjë publik emra të propozuar për presidentin e ri të republikës, pas takimeve të para konsultative me shoqërinë civile dhe dy krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda.

“Nuk do të bëjmë publik emrat e propozuar. Ato janë administruar, janë pjesë e strukturimit të propozimeve nga deputetët. Ne respektojmë një element shumë thelbësor.

Është e padrejtë të lexojmë një listë me shumë emra.  Sa kohë që negociojmë kalendarin me opozitën, duam edhe për kriteret e emrin, nuk mund të vijmë sot me emër konkret. Edhe Rama tha se duam të shkojmë te një emër më shumë mbështetje”, tha Balla. 

Balla shtoi se në ditët në vijim ose javën e ardhshme pritet të zhvillojë një takim konsultativ edhe me Enklejed Alibeaj si kreu i grupit parlamentar të PD.  

“Kemi dakordësuar me 2 prej 3 grupeve të opozitës. Shpresoj që brenda kësaj jave, por në fillim të javës së ardhshme të kemi një takim me kryetarin e grupit të PD-së”, tha Balla.

 

Të fundit