Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri/ Balla: Presim propozimin e Alibeajt deri të dielën, nësa ka do ta shqyrtojmë

Presidenti i ri/ Balla: Presim propozimin e Alibeajt deri të dielën,

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur nga Fieri për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Balla u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë propozim kandidatësh nga Enkelejd Alibeaj, por nëse ky i fundit i paraqet maxhorancës emra konkretë, atëherë PS-ja do t’i shqyrtojë.

Ndërkohë që nesër në orën 16:00, është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për President.

“Për arsye se Alibeaj është i zgjedhur në Fier, unë kam gjithmonë për ata që janë përfaqësues të Fierit. Detyra ime sot është të rrisë sa më shumë vëmendjen e qeverisë, të investitorëve të huaj ndaj Fierit. Ne jemi të gatshëm të mirëpresim kandidatura që vijnë nga opozita. Deri më sot ne nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita, qoftë 1 dy, tre apo 4. Nëse këto propozime na vijnë, ne do i shqyrtojmë. Do themi opinionin tonë për kandidaturat. Por për të shkuar më pas në seancë e deri nesër ora 16:00 koha është që kandidatura të depozitohet zyrtarisht dhe pastaj Kuvendi të shprehet me votë. PS ka thënë prej ditës parë se nuk duam një president të PS, por të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Alibeaj.

Të fundit