Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Balla: Procesi nis nesër dhe do të jetë transparent

Presidenti i ri, Balla: Procesi nis nesër dhe do të jetë

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur se procesi i për zgjedhjen e Presidentit të ri do të nisë nesër. Në një prononcim për gazetarët nga qyteti i Fierit, Balla u shpreh se procesi do të jetë transparent, duke theksuar se vendi ka shteti ka nevojë për një drejtues që siguron unitet.

Ai shtoi se nevojitet një president që të respektojë normën kushtetuese. Pak ditë më parë, Balla i dërgoi një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej më 29 prill, me rend dite fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit dhe përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit, për të cilën propozojnë datën 4 maj.

“Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe.

Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla.

 

Të fundit