Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, deputetja e PS: Emri që propozova mori më shumë vota, është grua

Presidenti i ri, deputetja e PS: Emri që propozova mori më shumë

Deputetja e PS, Klodiana Spahiu ka folur për procesin e zgjedhjes së emrit për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Në një intervistë për ‘Fax News’, Spahiu thotë se një ndër emrat që ka propozuar ka marrë më shumë vota nga deputetët e PS. Madje, ajo thotë se bëhet fjalë për një grua dhe është një emër politik.

“Emri që propozova është një ndër emrat që mori më shumë vota. Unë dua që të kemi një president që të jetë një figurë e pranuar nga të gjithë, sigurisht që ishte një emër politik. Votova emrin e një zonje. Shpresoj dhe uroj që të jetë një figurë e përshtatshme”, u shpreh deputetja socialiste.  

Të fundit