Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Felaj: Nuk kërkojmë dikë nga radhët e PS, të mos identifikohet me asnjë parti

Presidenti i ri, Felaj: Nuk kërkojmë dikë nga radhët e PS,

Teksa të dyja palët po punojnë për emrin e presidentit të ri, maxhoranca duket se nuk është shumë e interesuar që të jetë figurë e një partie politike.

Deputetja Ermonela Felaj u shpreh për Report Tv, se PS nuk kërkon një emër nga radhët e veta, por një president që të përfaqësojë unitetin e vendit dhe që të jetë i zgjedhur në konsensus me të gjithë.

“Mazhoranca nuk është e interesuar që të gjejë një president politik, ose një president që të ripërsërisë të njëjtin shembull që ne pamë këto 5 vitet e fundit.  Presidenti do të propozohet nga 20 deputetë të Kuvendit të Republikës. PS është e interesuar që me të gjitha grupet politike që përfaqësohen në parlament të gjejë një gjuhë të përbashkët për të shkuar drejt një presidenti sa më konsensual. Ideja është mos të jetë një person politik, i cili të identifikohet qartësisht me Partinë Socialiste apo me një parti tjetër. Ky proces të zhvillohet me kujdes, idealja do të ishte të shkonim drejt një presidenti konsensual. Po punojmë për këtë lloj konsensusi me grupet parlamentare”, tha Felaj.

Të fundit