All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Gjiknuri: Probabiliteti që të jetë një grua është i lartë

All - Paragraf - 1

Presidenti i ri, Gjiknuri: Probabiliteti që të jetë një grua

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Giknuri ka dhënë detaje mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, pasi Ilir Metës i mbaron mandati në korrik të këtij viti.

All - Paragraf - 3

Në një konferencë me gazetarët, Gjiknuri tha se emri i ri duhet të jetë një figurë që qëndron mbi palët  dhe të mos e përdorë zyrën për interesat e tij politike.

Ai shtoi se mundësitë që në krye të shtetit të jetë një grua, janë të mëdha.

Të jetë një figurë që nuk ka interesa politike kur shkon në atë zyrë. Ne këtë do të synojmë. Për ne nuk ka rëndësi përkatësia e kaluar politike, bindjet e majta apo djathta sesa karakteri i tij dhe sa do të dijë ai të ushtrojë detyrën shumë në ndryshe se c’bëri presidenti i fundit që është aktualisht në detyrë.

Probabiliteti është i lartë që një grua ta kemi në krye të shtetit. Nuk mendoj që në Shqipëri do ishte habi që një grua do ishte presidente se ne gratë i kemi në shumë pozicione drejtuese, për mua ka të bëj personaliteti, qoftë grua qoftë burrë mbi ato objektiva dhe pritshmëritë që kanë shqiptarët pas eksperiencës jo të mirë me presidentin e viteve të fundit që ka qenë për mua ekstremi politik i ushtrimit ët detyrës nga një president”, tha Gjiknuri.

 

Të fundit