Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Gjiknuri: Synohet një figurë konsensuale, të hapur për propozime nga opozita

Presidenti i ri, Gjiknuri: Synohet një figurë konsensuale,

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri foli për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi mandati i Ilir Metës përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.

Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, ai tha se synohet një president konsensual, ndërsa shtoi se PS është hapur për propozime emrash që mund të vijnë nga opozita.

“Ne gjithmonë i kemi qenë qasjes dhe fryma e Kushtetutës është që të synohet një president konsensual. Do të thotë që ne do të jemi të hapur edhe për propozime që mund të vijnë nga opozita, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale dhe patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe kryeministri e ka bërë të qartë me deklarimet publike”, tha Gjiknuri.

Ky i fundit ritheksoi se se maxhoranca është e gatshme të ulet në tryezë me opozitën për Reformën Zgjedhore.

 

Të fundit