All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri/ PS mbledh sot Kryesinë, Balla: Kemi një listë përfundimtare

All - Paragraf - 1

Presidenti i ri/ PS mbledh sot Kryesinë, Balla: Kemi një listë

Në orën 17.00, PS do të mbledhë Kryesinë dhe fokusi i mbledhjes do të jetë zgjedhja e Presidentit të ri. Sot pritet të zyrtarizohet emir i Kreut të ri të Shtetit, pas dështimit të tre raundeve të para.

All - Paragraf - 3

Tashmë Presidenti i ri është në dorën e socialistëve. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit, kreu i grupit Taulant Balla nuk foli për emra konkret, por bëri me dije se PS ka një listë përfundimtare.

“Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledh kryesinë në orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton kushtetuta.

Ne kemi një short list përfundimtare, e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej nesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar”, deklaroi Balla.

Presidenti i ri/ PS mbledh sot Kryesinë, Balla: Kemi një listë

Të fundit