Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Rama: Do kishim preferuar Hashim Thaçin; Jo negociata me përfaqësuesin e ‘botës së përtejme’

Presidenti i ri, Rama: Do kishim preferuar Hashim Thaçin; Jo negociata me

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur një nga emrat që do preferonte si presidentin e ardhshëm të Republikës.

Duke folur për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se një nga kandidatët që do preferonte do të ishte ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Do kishim vënë Hashim Thacin do ishte i shkëlqyer, do e kishim votuar me bindje dhe kënaqësi me të madhe, por fatkeqësisht nuk është i pranishëm në jetën e bashkësisë shqiptare si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces”, tha Rama.

Ai shtoi se kandidati/ja për presidente nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS.

“Nuk kemi identifikuar asnjë emër për president, se do e  kishim bërë publik. Ne e kemi thënë publikisht që është një vendim i konsoliduar që kandidatja apo kandidati nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS", tha Rama.

Rama përjashtoi sërish mundësinë e diskutimeve me Komisionin e Rithemelimit dhe Sali Berishën për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit

“Është e qartë vija e kuqe për ne. Ne nuk bëjmë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim në funksion të të ardhmes me atë që në funksion të politikës është përfaqësues i botës së përtejme”, tha Rama.

Të fundit