Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri/ Rama “injoron” rolin e opozitës: Po të kishim një kandidat bindës, s'do ju kishim pyetur fare

Presidenti i ri/ Rama “injoron” rolin e opozitës: Po të

Ne seancën e sotme plenare është folur edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kryeministri Edi Rama ka “injoruar” rolin e opozitës në këtë proces, ndërsa u shpreh se nëse mazhoranca do të ishte e bindur për një emër, nuk do t’i kishte pyetur fare.

Ndërsa i ftoi të japin një kandidaturë bindëse, Rama shtoi se nëse kjo nuk ndodh, PS do e zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit.

“Doni të kontribuoni për presidentin? Bujrum, s’kemi arsye fare ta bëjmë këtë që të dukemi ndryshe, ne duam të dukemi ashtu si jemi. Nëse do e kishim bindjen për një kandidat që do na bindte plotësisht do e kishim bërë publike e as do ju kishim pyetur ju fare, por nuk e kemi kjo është e vërteta, nuk e kemi.

Për presidentin bujrum, do bëni gjithë konsultimet e nevojshme me ne nëse do jepni kandidaturë bindëse ne do e votojmë pa asnjë problem, nëse s’do jepni ne do bëjmë tonën e në fund partia do zgjedhë një president. Ne s’do zgjedhim një president nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.

 

Të fundit