Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Rama: Të hapur për emra konsensualë, ta mbyllim kapitullin e çmendurisë në presidencë

Presidenti i ri, Rama: Të hapur për emra konsensualë, ta mbyllim

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS që zgjati vetëm disa minuta për shkak se ai do të fluturojë për në Varshavë për të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.

I pyetur për çështjen e Presidentit të ri, Rama tha se janë të hapur për të zgjedhur nje emër konsensual.

“Pati një informacion nga grupi i posaçëm dhe sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë.

Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, u shpreh Rama pas mbledhjes së Kryesisë.

 

Të fundit