Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri/ Shtyhet Konferenca e Kryetarëve, Balla: Grupet parlamentare të qartësojnë negociatat

Presidenti i ri/ Shtyhet Konferenca e Kryetarëve, Balla: Grupet

Procedurat e PS për zgjedhjen e Presidentit të ri po vijojnë. Konferenca e Kryetarëve është shtyrë pas kërkesës së Famtir Mediut dhe Mesila Dodës.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha në një deklaratë për mediet se të mërkurën tjetër do të mbahet edhe konferenca e kryetarëve. Balla shtoi se afati për mbledhjen e konferencës së kryetarëve do të shërbejë edhe si një kohë për të qartësuar mënyrat e negocimit mes tyre.

“Shqyrtuam kërkesën e Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Spostuam me disa ditë të mbajtjes së konferencës së parë të kryetarëve. Do të mbahet me datën 4 maj. Më 10 maj do jetë raundi i parë për Presidentin. Kjo shtyrje me 5-6 ditë i shërben të gjitha grupeve parlamentare për të qartësuar brenda vetes procesin e këtyre bisedimeve, negociatave me s grupeve parlamentare. Kushtetuta ka përcaktuar nevojën e konsultimeve përgjatë 3 raundeve të para. Do të ishte mirë që të gjitha grupet parlamentare të merrnin kohë e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin. PS hyn në këto negociata me 3 grupet parlamentare të opozitës me dëshirën që t'i japim shqiptarëve një President të shqiptarëve jo të PS. Unë besoj se koha në dispozicion deri të mërkurën tjetër që mund të zhvillohet konferenca e kryetarëve, të jetë një kohë për të gjitha grupet për të qartësuar brenda vetes mënyrën e negocimit qoftë për kalendarin, qoftë edhe për profilin e Presidentit të Republikës”, tha Balla.

Të fundit