Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri, Spiropali: Kërkuam negociata me PD, edhe nëse vjen Bylykbashi e jo Alibeaj

Presidenti i ri, Spiropali: Kërkuam negociata me PD, edhe nëse vjen

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali, deklaroi se kanë kërkuar negociata me Partinë Demokratike lidhur me procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri.

E ftuar në Top Story, Spiropali tha se nuk është problem nga ana e socialistëve, nëse ata duan që në negociata të përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi e jo nga Enkelejd Alibeaj. Ajo shtoi se nuk kanë për qëllim të uzurpojnë Presidencnën, por ta çlirojnë atë.

“Kemi kërkuar negociata me PD, por s’kemi përcaktuar përbërjen e grupit, nëse duan Bylykbashin në vend të Alibeajt, për ne është në rregull. Nuk dua ta pushtojmë Presidencën, por ta çlirojmë nga një uzurpator atë institucion. Koha të gjejmë një figurë të kundërt, antipodin e Ilir Metës”, tha Spiropali.

Të fundit