Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti/ Veliaj: PS ka gati listën me 10 emra. Sulmon Ilir Metën

Presidenti/ Veliaj: PS ka gati listën me 10 emra. Sulmon Ilir Metën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh se PS është e vendosur që brenda qershorit t’i japë vendit një President të ri. Ndërkohë afati i parashikuar në Kushtetutë për zyrtarizuar emrin ka kaluar.

Ai tha për “Kjo Javë” se PS ka gati listën me 10 burra dhe gra, mes të cilëve do të zgjidhet Presidenti i ri. Gjithashtu sulmoi Ilir Metën, për të cilin tha se drejtonte protestën e banorëve të Astirit.

“Brenda qershorit ne do të kemi një President. Me shumë gjasa, sipas kritereve që kemi rënë dakord, do të kemi një President normal, që nuk bën brigadierin e komunales.

Ne kemi pasur president që drejtonin protestat kundër projektit të Astirit. Na duhet një president që merret me punët e tij. Unë kam parë kryetar bashkie që duan të bëhen President, por presidentë që duan të bëhen drejtor komunaleje, nuk kisha parë.

Ne kemi  10 figura, burra dhe gra dinjitozë, që kanë treguar në CV-në e tyre se ruajnë reputacionin e vendit tonë, stemën e Republikës sonë. Besoj se mes këtyre 10 figurave, ne do të marrim një vendim Kryesie”, tha Veliaj.

Të fundit