Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prezantimi i finalistëve të “Deputeti që duam”, Rama: Skuadra kombëtare e PS po bëhet gati

Prezantimi i finalistëve të “Deputeti që duam”, Rama:

Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë të dalë nga platforma “Deputeti që duam”. 

Të pranishëm në proces sëbashku me kryeministri Edi Rama, ishin dhe sekretari Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Kryeministri Rama tha se qeveria nuk ka bërë sa duhet për shkak se në këtë mandat hyri në mes tërmeti dhe pandemia, duke shtuar se skuadra kombëtare e PS për zgjedhjet e 25 prillit po bëhet gati.

“Kjo ndeshje do të vendosë nëse do çojmë përpara punët e nisura në çdo drejtim, apo nëse do të ngecë përsëri dhe do të rizhytemi në grupën e asaj politike që na çoi në buzë të humnerës vite me parë. Ne kemi bërë shumë, por pa diskutim si kemi bërë mirë të gjitha, do bënim më shumë nëse ky mandat nuk do të ishte thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia. Unë vetë kam bërë çmos për ta merituar çdo ditë nderin e jashtëzakonshëm që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Skuadra jonë kombëtare po bëhet gati, ne ndryshe nga të tjerët nuk kemi mungesë zgjedhjesh.

Grupi parlamentar ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme, ku momentet e tensionit kanë qenë të shpeshta dhe të gjata. Natyrshëm ky grup do të jetë boshti i skuadrës sonë të 25 prillit, por skuadra duhet të jetë në lartësinë e sfidës të ripërtëritjes me lojtarë të rinj. Formacioni ynë duhet të japë mesazhe të reja, kjo ka qenë prirja e kahershme e PS. Në partinë tonë nuk ka vend për piedestale për statutaja që i përksin një të shkuare të largët, ne na duhen deputetë që ambicie të kenë qëndrimin pranë zgjedhësve. I falënderoj 1581 kandidatët që morën pjesë dhe kishin bindje dhe qëllime të ngjashme me tonat duke na ofruar gatishmërinë e tyre për t’u bërë pjesë”, tha Rama.

Të fundit