Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prezantohet buxheti 2022 për fermerët, Rama e nis me kritika: Grumbulluesit kanë përfituar nga qeveria

Prezantohet buxheti 2022 për fermerët, Rama e nis me kritika:

Kryeministri Edi Rama po prezanton buxhetin për vitin 2022 për fermerët. Kryeministri e nisi prezantimin me kritika drejtuar grumbulluesve.

Rama theksoi se grumbulluesit, të cilët kanë shërbyer si kontrollorë të shifrave në bujqësi, kanë përfituar masivisht nga mbështetja e qeverisë. Sipas kryeministrit, jo domosdoshmërisht fermerët kanë përfituar nga këta grumbullues.

“Duke vendosur atë skemë rimbursimi të 6%, ne kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë te fermerët. Në raport me prodhimin e grumbulluar. Dhe shifra në fund fare ka rezultuar një shifër modeste, por mbi të gjitha një shifër e kontrolluare nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj, që jo domosdoshmërisht ka shkuar te fermeri. Duke qenë se në këto vite, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht, dhe grumbulluesit sot janë një forcë e re e krijuar sot. Unë besoj se edhe grumbulluesit do ta mirëkuptojnë, sepse nuk jemi kundër tyre. Kemi bërë çmos t’i mbështesim. Ama në këndvështrimin tonë, ajo shumë që ka rezultuar afro 9 milionë dollarë, të transferohet drejtpërdrejt në buxhetin e bujqësisë. Në vend se sa të shpenzohet përmes një sistemi jo transparent rimbursimi, ku pjesa dominante e parave kontrollohet nga grumbulluesit, të shkojë drejtpërdrejt te produktiviteti”, u shpreh Rama.

Të fundit