Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prezantohet ministri ri i Brendshëm: Do reformohet zinxhiri i policisë

Prezantohet ministri ri i Brendshëm: Do reformohet zinxhiri i policisë

Është prezantuar Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku morën pjesë zyrtarë e titullarë të institucioneve të varësisë.

Hoxha listoi disa prioritete si Ministër i Brendshëm, duke nisur nga reformimi gjithëpërfshirës në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, zhvillimin teknologjik për të parandaluar ngjarjet kriminale e rritur sigurinë publike, apo përmirësimin e sjelljes dhe etikën e trupës policore në raport me qytetarët.

“Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë në një ristrukturim dhe efikasitet për shërbimet e policisë, në kontrollin e territorit” -theksoi ministri Hoxha.

 

Të fundit