Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prioritetet e qeverisë së re, Rama: Shqipëria kampione e turizmit në Ballkan. Fevziu: Mandati i tretë të jep pak arrogancë

Prioritetet e qeverisë së re, Rama: Shqipëria kampione e turizmit

Kryeministri Edi Rama ka renditur dy nga prioritet qeverisë së re. 

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se prioritet janë turizmi dhe eksporti i energjisë.

“Janë shumë të qarta sepse janë bërë me dije që në fushatën elektorale. Duhet të bëjmë durim që kjo skuadër të shkojë në parlament aty do shpaloset programi i qeverisë. Së pari ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin”, u shpreh Rama.

Fevziu: Sa herë kemi garuar kemi dalë të humbur…

Rama: Më lër të luftoj për t’u bërë kampion.

Fevziu: Mund t’ju ndihmojnë një këshillë sepse siç thatë mandati i  tretë të jep pak arrogancë.

Rama: Më lër të flas. Së dyti duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë. Nuk janë dëshira të bazuara thjesht tek ëndrra për ta parë Shqipërinë në një nivel tjetër, por janë bazuar tek puna e këtyre viteve dhe investimet që janë në proces ose do të hyjnë në proces.

 

 

 

Të fundit