Flash News

Ditari i Maxhorancës

Priten reshje të dendura, Mbrojtja Civile vihet në gatishmëri, dy qarqe izolohen nga shiu

Priten reshje të dendura, Mbrojtja Civile vihet në gatishmëri, dy

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se strukturat e Mbrojtjes Civile do të vihen në gatishmëri për të menaxhuar situatën e reshjeve, pas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik për reshje të dendura shiu.

Në një postim në Facebook, Peleshi i ka bërë thirrje instancave vendore të marrin masat e nevojshme me të gjitha kapacitetet për të përballuar dhe menaxhuar situatën, e cila pritet të vijojë deri më 12 tetor.

“Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura.

Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t'u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë,” shkruan Peleshi në Facebook.

 

 

Të fundit