Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pritet pezullimi i vettingut në polici, deputetët kërkojnë që vlerësimi i efektivëve të bëhet nga SHÇBA-ja

Pritet pezullimi i vettingut në polici, deputetët kërkojnë
Foto ilustruese

Kuvendi pritet të pezullojë procesin e vettingut në polici. 4 deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e Vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Projektligji, i cili mban firmën edhe të kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj kërkon që Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të fokusohet te vettingu i SHÇBA, strukturë kjo që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në policinë e shtetit.

Gjithashtu theksohet se ky ndryshim do të mundësonte kohën e nevojshme qe institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe të propozonin zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partneret ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Si ligji ekzistues ashtu dhe ndryshimi i tij sipas deputetëve ka një vakum ligjor, duke mos-parashikuar shprehimisht afatin apo kohën kur SHCBA duhet të fillojë procesin për filtrimin e efektivëve të policisë.

Nga dhjetori i vitit që lamë pas, ku Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nisi punën, ka përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar vetëm për 32 subjekte. Koha në përpunimin e informacioneve u kritikua dhe nga deputetët e të cilit kërkuan ndërhyrje në ligj në mënyrë që procesi të përshpejtohet.

Raport-vlerësimi i GRECO-s thotë se procesi aktual kalimtar i vettingut duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karrierës së tyre dhe për qëllimin e ngritjes në detyrë dhe Vetingu kalimtar duhet të përqendrohet në funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit.

 

Të fundit