Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pritet të nisë protesta, Rama: Në prill do të rritet paga minimale

Pritet të nisë protesta, Rama: Në prill do të rritet paga

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me punonjës nga sektorë të ndryshëm. Bashkëbisedimi po zhvillohet teksa pritet të nisë protesta kundër rritjes së çmimeve.

Sot është dita e pestë e protestës para kryeministrisë. Rama ka deklaruar se duke nisur nga muaji prill paga minimale do të rritet në 350 mijë lekë.

Ai tha se synimi i qeverisë së tij është që të shkojë deri në 400 mijë lekë të vjetra në fund të mandatit.

“Po shohim pasojat si gjithë vendet e tjera tek rritja e çmimeve, prandaj e vendosëm këtë paketë, që e futëm në fuqi menjëherë. Heqja e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, keni dhe 7% të ardhur plus, e ndarë mes jush dhe punëdhënësit dhe ajo që ka rëndësi është se të gjitha paratë që keni ju do i çoni në shtëpi.

Është bërë si modë që pagat në vend janë 250 mijë, 300 mijë lekë, jo, menjëherë nga prilli paga minimale do rritet në 350 mijë lekë dhe çdo vit të rritet. Ambicia e këtij mandati është të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë”, tha Rama.

Ky i fundit një ditë më parë prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës dhe rritjes së çmimeve. Paketa përmban 7 pika, në të cilat parashikohet kompensimi me lekë në dorë i disa kategorive.

Duke filluar nga pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë, qeveria do të japë për tre muaj 90 mijë lekë, ose 30 mijë lekë çdo muaj.

Paketa parashikon edhe kompensimin e ushqimeve të shportës, diferencën e çmimit të biletës për linjat e transportit urban dhe interurban, ulejn përgjysmimin dhe zerimin e taksës për disa kategori, si edhe financim për bizneset e vogla dhe familjet.

Të fundit