Flash News

Ditari i Maxhorancës

Procesi i vaksinimit, Rama nga Vlora: Të dielën vazhdojmë me të moshuarit personalitete mbi 80 vjeç

Procesi i vaksinimit, Rama nga Vlora: Të dielën vazhdojmë me

Pas Tiranës e Shkodrës, procesi i vaksinimit ka nisur dhe në qytetin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndoqën nga afër procesin.

Kryeministri deklaroi nga qyteti bregdetar se ditën e dielë do të nisë vaksinimi për personalitetet e moshuara mbi 80 vjeç, ndërsa brenda muajit mars priten dhe 40 mijë doza e para nga Pfizer.

 “Do shtrihet intensivisht në radhët e mjekëve dhe infermierëve. Dhe shumë shpejt të gjithë do jenë të vaksinuar. Do mbarojë shumë shpejt në shtëpitë e të moshuarve. Të dielën do të vazhdojmë me disa personalitete 80 vjeç e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori dhe ndërkohë vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda muajin mars do kemi 40 mijë doza e para të Pfizer”, tha Rama.

Të fundit