Flash News

Ditari i Maxhorancës

Progres-raporti kritika për lirinë e medias, Rama s'është dakord: Në Shqipëri s'të hyn gjëmb në këmbë; ç'thotë për propozimet e PD

Progres-raporti kritika për lirinë e medias, Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për propozimet e PD për ndryshime kushtetuese. Ai nuk komentoi amendamente me arsyetimin se duhet pritur të nisë dialogu real, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Ai deklaroi se PS është gati të ballafaqojë idetë me opozitën, duke theksuar se cilësia e një bashkëjetese nuk është shpeshtësia e dakordësive, por arsyeja pse nuk arrihet në një mendje.

"Nuk është etike që t'i komentojë këtu propozimet e PD, duke patur parasysh që ne kemi dhënë disponim total për t'i diskutuar në procesin e dialogut dhe për këtë arsye do më ndjeni të mos jap opinion përpara se t'i japim këtij dialogu një shans real dhe të kemi mundësi që t'i ballafaqojmë opinionet.

Në fund të fundit cilësia e një bashkëjetese nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra pse nuk biem dakord. Unë dëshiroj t'i japim një shans të plotë dialogut, opozita ka bërë 3 propozime, unë bëj dhe më shumë. Jemi gati, por t'i diskutojmë drejtpërdrejtë me ta dhe jo me pasqyra, ku secili flet vet dhe nuk dëgjon çfarë thotë tjetri", u shpreh Rama.

Ky i fundit nuk është dakord me konstatimet e raportit sa i përket lirisë së mediave në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria ka nivelin më të lartë të shpifjes në botë.

"Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti. Shqipëria është vendi ku nuk të hyn gjëmb në këmbë, pavarësisht se çfarë thua. Liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë, se kam parë në asnjë vend tjetër në botë", u shpreh Rama.

Të fundit