Flash News

Ditari i Maxhorancës

Projekt-buxheti i 2021, Balluku: I pamjaftueshëm, kërkojmë 14.5 mld lekë shtesë

Projekt-buxheti i 2021, Balluku: I pamjaftueshëm, kërkojmë 14.5

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku nuk është mjaftuar me buxhetin prej 49.3 mld lekë për 2021. Ajo ka kërkuar në total 14.5 mld lekë shtesë. Vetëm për transportin rrugor ministrja ka kërkuar 12 miliardë lekë shtesë, duke përmendur se edhe buxheti për transportin detar është i pamjaftueshëm.

“Buxheti 2021 është specifik, 49.3 mld lekë për MIE, mbulohen vetëm 45% të nevojave tona. Në total kërkojmë 14.5 mld lekë shtesë. Transporti detar është shumë i rëndësishëm, ne kemi nisur proceduar edhe për spostuar portin e Durrësit, ky program është buxhetuar me 155 milionë lekë ndërkohë nevoja është 534 mln lekë, vetëm 30% e nevojave,”– thotë ministrja.

Ministrja ka kërkuar edhe shtesë fondesh për programin e burimeve natyrore, por duket se paratë i kanë mjaftuar për transportin hekurudhor, transportin ajror, për programin e mbetjeve urbane dhe për planifikimin urban.

Të fundit