Flash News

Ditari i Maxhorancës

Projektbuxheti i 2022/ A do ketë rritje pensionesh? Ministrja e Financave: Vetëm indeksim

Projektbuxheti i 2022/ A do ketë rritje pensionesh? Ministrja e Financave:

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar pas mbledhjes së qeverisë se në buxhetin e vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve, por vetëm indeksimin që shkon në linjë me normën e inflacionit si çdo vit.

Po ashtu, ministrja garantoi paketën e bonusit të Vitit të Ri, i cili do të jetë si një linjë e buxhetuar më vete.

“Rikujtoj se ne çdo vit bëjmë një indeksim të pensioneve, i cili shkon në linjë me normat e inflacionit, pra çdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit, duke mbrojtur gjithë shtresat e pensionistëve nga rritja e çmimeve dhe do të jetë bonusi i përvitshëm që do të jetë si linjë e buxhetuar më vete dhe do t’i shkojë pensionistëve. Nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë.

Nga ana tjetër buxheti nuk parashikon rritje të taksave, por parashikon rritje natyrale të tyre, duke shfrytëzuar miradministrimin fiskal dhe duke u bazuar në të gjithë investimet në infrastrukturën dixhitale që kemi bërë në vitet e fundit dhe duke shfrytëzuar sa më mirë këto potenciale që kemi”, tha Ibrahimaj.

 

Të fundit