Flash News

Ditari i Maxhorancës

Projekti i Lungomares në Durrës, Rama: Ka impakt të lartë ekonomik, do bëjmë një ndërhyrje në det me një shqiponjë

Projekti i Lungomares në Durrës, Rama: Ka impakt të lartë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në një takim në Bashkinë Durrës me kryetaren Emiriana Sako dhe projektuesit për Lungomaren në Plazhin e Durrësit.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama tha se ky është një projekt me impakt të lartë ekonomik dhe kërkoi që puna të nisë këtë vjeshtë.

Një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik. Duhet të flitet me gjithë pronarët e hoteleve që të kuptojnë se kjo është vlerë e shtuar. Me mbarimin e këtij sezoni, të fillojë puna në vjeshtë. Të kemi mundësi që të kemi një plazh të bukur me rërë të bukur. Duhet bërë një projekt dhe për pjesën e godinave, duhet bërë edhe aty një diçka. Na duhet të përcaktojmë mirë gjithë vijimësinë. Duhet të fillojmë patjetër këtë vit”, tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë gjithashtu se pjesë e projektit është dhe një ndërhyrje në det me një shqiponjë.

“Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime.

 Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen”, u shpreh Rama.

 

Të fundit