Flash News

Ditari i Maxhorancës

Projekti Vlorë-Orikum/ Denaj i përgjigjet Metës, Rama: Mos e pengo Ilir, s'është ledh i LSI-së

Projekti Vlorë-Orikum/ Denaj i përgjigjet Metës, Rama: Mos e
Presidenti Ilir Meta, ministrja e Financave, Anila Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj reagoi pasi Presidenti Ilir Meta tha se projekti për rrugën Vlorë-Orikum është bllokuar nga qeveria. Kreu i Shtetit deklaroi se financimi i rrugës Vlorë-Orikum ishte parashikuar të bëhej nga qeveria duke transferuar fondet e një huaje të marrë nga Fondi Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Ai shtoi se qeveria i ka kërkuar një vit më parë Fondit Saudit, zgjidhjen e marrëveshjes së huasë, e cila ishte lidhur 3 vite më parë, dhe ka vendosur të kalojë këto fonde për rrugën Vlorë-Orikum, duke shtuar se kjo procedurë është anti-kushtetuese pasi qeveria nuk ka kërkuar leje për të zhvilluar negociata në lidhjen e marrëveshjes së dytë.

Gjatë një konference për mediet , Denaj pohoi se nuk bëhet fjalë për një hua të re por një të negociuar më parë.

“Presidenti i republikës është informuar me dy shkresa për huan. Në lidhje me termin negocim dhe arsyet e ndryshimit. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshje”, tha ajo.

Ajo shtoi se qeveria kërkon të realizojë një projekt infrastrukturor, duke theksuar se nuk ka ndryshuar shuma dhe as afati. Ministrja akuzoi Presidentin se po e interpreton në mënyrë të gabuar këtë çështje.

“Ajo që kërkohet të arrihet është që me të një fond të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt infrastrukturor në të njëjtën vend. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës", deklaroi Denaj.

Ndërkohë kryeministri Rama përmes në postimi në Facebook shkruan se “Vlora s'është ledh i LSI-së, po është konaku i Shqipërisë”, duke i kërkuar Metës të mos bllokojë realizimin e projektit.

Dy ditë më parë gjatë një vizite për të inspektuar punimet në Lungomare,Vlorë, Rama deklaroi se Presidenti Meta po bllokon punimet për projektin Vlorë Orikum.

Të fundit