Flash News

Ditari i Maxhorancës

Projektligji për mjetet lundruese, Balluku: Regjistrimi do bëhet me sistem online

Projektligji për mjetet lundruese, Balluku: Regjistrimi do bëhet me

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, kërkoi sot nga Kuendi votimin projektligjit për regjistrimin e mjeteve lundruese përmes një sistemi online.

Sipas ministres, kjo vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve, teksa Shqipëria aderon në konventën për trafikun e mjeteve detare.

Më tej ajo shtoi se ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funskional 1 vit pas hyrjes në fuqi.

“Projektligji për regjistrimin, mënyrën e kontrollimit të mjeteve lundruese me motor mbi 30 kv dhe Tonazh 150 GT është një nga projektligjet më të rëndësishme që do të kalojmë gjatë këtij legjislacioni sepse ka të bëjë me turizmin. Ky projekligj vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve. Republika e Shqipërisë aderon në konventën për trafikun e mjeteve detare. Me ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funskional 1 vit pas hyrjes në fuqi. Sistemi do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimeve të mjeteve lundruese”, u shpreh Balluku.

Gjithashtu ajo theksoi se kostoja për ngritjen e këtyre dy sistemeve shkon në 35 mln lekë që do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Të fundit