Flash News

Ditari i Maxhorancës

Emrat e grupit të Alibeajt, PS: Nëse Presidenti nuk zgjidhet në dy raunde, do propozojmë ne

Emrat e grupit të Alibeajt, PS: Nëse Presidenti nuk zgjidhet në

PS pranoi draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke i dhënë të drejtën të propozojë emrat e kandidatëve deri në raundin e tretë.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se propozimet e Alibeajt duhet të vijnë me firma mbështetëse, raporton Balkan Web. Balla shtoi se nëse Alibeaj nuk del me emra konkretë në raundin e tretë, do të jetë radha e PS të propozojë në raundin e katërt.

“Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, shprehet grupi i PS.

Të fundit