Flash News

Ditari i Maxhorancës

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, reagon PS: Të gatshëm të diskutojmë pa kushte

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, reagon PS: Të gatshëm

Partia Socialiste ka reaguar pas zbardhjes së propozimeve të PD për të ndëryshuar Kushtetutën. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla vlerësoi nismën e opozitës, ndërsa theksoi se janë të hapur për të diskutuar.

Ai shtoi se PS nuk është njohur zyrtarisht me propozimet, por është e gatshme të dialogojë pa kushte. Balla tha gjithashtu se kur çështjet të shkojnë te procedura parlamentare, PS do të marrë qëndrimin e saj.

“Jemi të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga grupi PD. Në aspektin formal propozimet të përmbushin kushtet që përcakton rregullorja. Dua të ritheksoj se është hap i rëndësishëm fakti që në Kuvend kemi një opozitë që ushtron mandatin duke ardhur me propozime konkrete.

Nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. PS ka shprehur gatishmëri për të diskutuar çdo çështje pa kushte, më pas kur të marrin procedurë parlamentare, do të kemi pozicionet tona që do të burojë mbi bazën e vlerësimit të ekspertëve”, u shpreh Balla.

 

Të fundit