Flash News

Ditari i Maxhorancës

Propozimi i Alibeajt për presidentin, Balla: 4-2-1 nuk është negociatë, të propozojë kandidat në raundin e tretë

Propozimi i Alibeajt për presidentin, Balla: 4-2-1 nuk është

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se kushti i Enkelejd Alibeajt që PS të firmosë për kandidatin e tyre për president nuk plotësohet.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se propozimi i Alibeaj 4-2-1 nuk është negociatë, ndërsa shtoi se PS po pret që opozita të propozojë kandidat për raundin e tretë.

“Ne jemi për të gjitha mundësitë e mundshme, me përjashtimin e vetëm të formulës të propozua nga Alibeaj 4-2-1 që nuk është negociatë. Ditët në vijim do jenë ditë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Ajo që është gjejë më e qartë është që nuk do ketë një kandidaturë të propozuar me 20 firma apo më shumë nga PS”, tha Balla.

 

 

Të fundit