Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e simpatizantëve të Veliajt para SPAK, ministri Hoxha shfajëson policinë

Protesta e simpatizantëve të Veliajt para SPAK, ministri Hoxha

Punonjës të administratës dhe mbështetës të Erion Veliajt u mblodhën dje para SPAK në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, që akuzohet për vjedhjen e 860 milionë euro.

Teksa hynte në Kuvend, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, u pyet nga gazetarët se pse mungonin masat e policisë në protestën e punonjësve para SPAK.

Ministri u justifikua duke thënë se protesta ishte e pa lajmëruar dhe se forcat e policisë, sipas tij u gjetën të papërgatitura.

“Protesta ishte e paparalajmëruar. Janë dy raste të ndryshme, çështje të ndryshme. U bë një grumbullim i paparalajmëruar, në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit. Ishin simpatizantë dhe protestues. Kur shkon Berisha njofton, ndaj ka edhe polici”, tha Hoxha.

Ministri hezitoi t’iu përgjigje pyetjeve të tjera të gazetarëve.

Të fundit