Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e UÇK-së, Balla shmanget për mungesën e Ramës dhe rezolutën kundër: Sot nuk flet jo politika

Protesta e UÇK-së, Balla shmanget për mungesën e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i pranishëm sot në protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, u pyet për votën kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

Duke folur në A2 CNN, Balla u shpreh se qëndrimi i Kuvendit është shprehur në kohën e duhur, dhe se sot fokusi duhet të jetë tek mbështetja për luftëtarët e UÇK-së.

“E rëndësishme është që sot jemi të gjithë bashkë. Një komb, një qëndrim. Sot vihet në dyshim integriteti i luftës çlirimtare të Kosovës,” tha ai.

Në lidhje me mungesën e kryeministrit Edi Rama në protestë, Balla zgjodhi të mos japë komente të drejtpërdrejta, duke theksuar se kjo është një ditë ku zëri i qytetarëve duhet të jetë në qendër. “Sot nuk ka nevojë të flasë politika, sot flet populli,” u shpreh ai.

 

Të fundit