Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK, Rama 'jep mend': Pse nuk e ngrini zërin përmes një rezolute?

Protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në shenjë pakënaqësie me punën e Speciales, për mungesë transparence dhe pas konfirmimit se kanë pranuar si dëshmi edhe dokumente të autoriteteve serbe.

Në rrjetet sociale, Rama nuk kursen kritikat ndaj Kuvendit të Kosovës, për faktin se kanë heshtur dhe nuk kanë gritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, pasi sipas tij  të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar janë shqelmuar si hiçasgjë. 

"Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!
Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet
Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore", shkruan Rama.

Të fundit