Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta në PD/ Rama: Shkon përtej dobësimit të kundërshtarit, godet kornizën politike

Protesta në PD/ Rama: Shkon përtej dobësimit të

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar bashkëbisedimin me demokratët, sikurse njoftoi pak më parë. Në nisje të bisedës, Rama bëri një panoramë të protestës së djeshme, në këndvështrimin e tij.

Kryeministri e ka cilësuar si një ngjarje që godet jo vetëm opozitën shqiptare dhe theksoi se kjo nuk është diçka e mirëpritur nga ai, pasi në thelb ajo çka ndodhi dje është një dëm për institucionin e opozitës dhe njëherazi të kornizës politike.

“Shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardhur. Kjo është e mirëseardhur në aspektin cinik të politikës. Një zhvillim i kësaj natyre godet vendin. Godet shoqërinë. Godet të gjithë kulturën politike e cila për të gjitha arsyet që kemi për shkak të historisë së traditës jo edhe aq bujare në raport me shtetformimin, përbën realisht një polem në kulturën politike, e cila dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Kjo shkon përtej dobësimit të kundërshtarit politik, është një shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD-në si parti por edhe ngrehinën institucionale, dhe institucionin politik të opozitës. Por dëmton edhe të gjithë kornizën institucionale të vendit. Ajo që përbën  të vërtetën e thjeshtë është se këta dy personazhe janë të njëjtat mbetje politike të ndara në dy pjesë”, deklaroi Rama.

Të fundit