Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta për çmimet, Rama i prerë: Sa të jem unë kryeministër, taksat për karburantet nuk hiqen

Protesta për çmimet, Rama i prerë: Sa të jem unë

Kryeministri Edi Rama është shprehur sërish i prerë se taksat për karburantet nuk do të hiqen pavarësisht vijimit të protestave te qytetarëve për gjashtë ditë me radhë në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Në një komunikim online në rrjetet sociale, Rama e cilësoi sërish protestën të turpshme që i shërben vetëm Kremlinit dhe se rritja e çmimeve vjen ne nje linjë me vendet e tjera prej luftës Rusi-Ukrainë. 

Rama: Protestë më të turpshme se sa kjo nuk ka pasur dhe nuk ka si të ketë. Reagim më të turpshëm se sa reagimi në mbështetje të protestës nuk do ketë. Për cfarë protestohet, kundër kujt? Të gjitha vendet që përjetojnë më të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve të energjisë që këtu nuk paguan më shumë, të karburantit e çmimeve të shportës protestojnë,por kundër shkaktarit që është Rusia, nuk ka arsye për të protestuar për pasojat që ka sjellë një luftë që nuk e ka nisur dhe nuk e ndal dot kjo qeveri.

Dikush në protestë tha: nuk duhet ta lëmë këtë rast të na shpëtojë se po na shpëtoi nuk e kapim dot më.

Kush, qeveria? Cfarë lidhje ka qeveria me rritjen e çmimit të produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën? Nuk më shqetëson protesta, edhe 30 apo 300 fish të ishte taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen.

Mua më alarmon dicka tjetër, cenimi i dinjitetit tonë si komb, popull. Nga ky reagim i cili mund të gëzojë vetëm ata që e nxisin dhe që janë në Kremlin.

Të fundit