Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pr.rezolutat e PD për gjenocidin serb në Kosovë drejt rrëzimit, deputetja e PS e pranon hapur: Synojnë të bllokojnë ‘Open Balkan’

Pr.rezolutat e PD për gjenocidin serb në Kosovë drejt

Partia Socialiste ka dhënë sërish sinjale se mund të rrëzojë të dyja projekt rezolutat e paraqitura në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë.

Nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj tha mbrëmë në “Open” në News 24 se dy draftet e paraqitura nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe tjetri i Enkelejd Alibeaj synojnë të bllokojnë nismën rajonale të kryeministrit Rama dhe Presidentit serb, Vuçiç “Open Balkan”.

“Është bërë si modë në fakt që të kërkohen mocione me debat dhe më pas të votohen pr.rezoluta të caktuara. Kjo sjellje është hipokrite. Në fund ajo nuk synon atë çfarë përshkruhet në ato dokumente, por ajo synon ti vijë ndesh një politike që është duke mbajtur maxhoranca, një politike që shkon në drejtim të identifikimit të rrugëve diplomatike që ofrojnë consensus për zgjidhjen e konfliktit më të fundit që ka ngelur nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Është konflikti mes Kosovës dhe Serbisë për faktin që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”, u shpreh Felaj.

Sipas saj “Ajo që është duke bërë mazhoranca në raport me qeverinë e Kosovës është që nga prej 2014 dhe deri tani po intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky është një instrument për ti rënë ndesh “Open Balkan”. Këtu janë të gjithë bashkë në fakt, nuk ka asnjë ndarje, të gjithë janë kundër Open Balkan”.

Kujtojmë se pak javë më parë mazhoranca socialiste votoi kundër në seancë plenare për të futur në rend dite kërkesën e iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të Partisë demokratike  për mocion me debat të finalizuar me rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”.

Pas reagimeve të shumta, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, tha se mazhoranca do të votonte kundër kësaj kërkese pasi ishte inicuar nga Berisha, një person i shpallur non grata, por ‘underground’ duket se socialistët mbajnë qëndrime kundër ndaj gjenocidit serb, pasi nuk duan të prishin marrëdhëniet me Beogradin.

Të fundit