Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS depoziton kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit, PD ende asnjë sinjal

PS depoziton kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet

Partia Socialiste është e para forcë politike që ka depozituar kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ajo ka depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve shkresën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknurit.

Afati për t’u regjistruar është deri në datën 31 janar. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Partia Demokratike.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë vendour të hyjnë në zgjedhje, por ende nuk dihet nëse do të arrihet dakordësi për të garuar me një kandidat të përbashkët apo të ndarë. Ka zëra që mund të gjendet dakordësi.

Zgjedhjet do te mbahen në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

PS depoziton kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet

Të fundit