Ditari i Maxhorancës

PS dorëzon në Kuvend amendament, 60 milionë lekë shtesë në buxhetin e KPA

PS dorëzon në Kuvend amendament, 60 milionë lekë shtesë
Foto Ilustruese

Partia Socialiste ka depozituar sot pranë Kuvendit, një amendament për shtimin me 60 milionë lekë të shpenzimeve korente për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla që njoftoi depozitimin amendamentit. Balla u shpreh se amendamenti vjen pas kërkesës së KPA-së dhe Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për shtesa në buxhet me qëllim rritjen e kapaciteteve për burimet njerëzore.

“Amendamenti që kam depozituar është saktësim i një diskutimi në komisionit e ekonomisë dhe ka të bëjë me një qasje që Kuvendi e ka pasur. Që prej 2016 Kuvendi ka mbështetur kërkesat që kanë ardhur nga institucionet e reja të krijuara në sistemin e Drejtësisë për t’i mbështetur kërkesat e tyre për një buxhetin sa më adekuat të aktivitetit të tyre. Ka të bëjë me një kërkesë që ka ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe nga Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ku të dyja së bashku kanë kërkuar në funksion të përshpejtimit të punës nga ana e Komisionit të Posaçëm te Apelimit ka kërkuar një shtesë në buxhet për të rritur kapacitet e tyre për burimet njerëzore në mbështetje të vlerësimit që bën ky mision. Ju ftoj ta votoni këtë amendament”, deklaroi Balla.

PS dorëzon në Kuvend amendament, 60 milionë lekë shtesë
Amendamenti i dorëzuar nga PS-ja, për shtimin e buxhetit të KPA

Të fundit