Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS e shkarkoi, Rama kërkon pas vendimit nga GjK ta rikthejë Veliajn në detyrë: Është në burg pa gjyq

PS e shkarkoi, Rama kërkon pas vendimit nga GjK ta rikthejë Veliajn

Në një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te situata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.

Rama deklaroi se ndalimi i tij është “disproporcional” dhe kërkoi që Gjykata Kushtetuese t’i japë mundësinë Veliajt të ushtrojë detyrën, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij është ende në zhvillim.

Edi RamaKryetari i Bashkisë është në burg pa gjyq, kur ai u morë dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli që ndodh për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale, çdo njeri nëse duhet hetuar duhet hetuar, por çdo njeri deri kur gjykata e nxjerr fajtor është e pafajshëm, por nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen hiena dhe kllounët e cirkut politikë dhe mediatik për t’i bërë gjyqin ndodh që vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Më pas duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit se nxorën që të vijoi detyrën dhe të bëjë procesin ne menduam se Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit.

Ata që janë po bëjnë maksimumin dhe ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligi thotë tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal, për deputetin thotë kur mungon pa arsye kurse për të zgjedhurin se thotë fare. GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin.

Të fundit