Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS hap nesër zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin "Skënderbej"

PS hap nesër zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin

Partitë politike do të hapin ditën e nesërme (25 mars) zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. 

Mësohet se Partia Socialiste do ta hapë zyrtarisht fushatën elektorale duke zhvilluar një aktivitet në orën 18:00 në sheshin "Skënderbej". Burime pranë PS-së bëjnë me dije se rreth 150 veta do të jenë në shesh ndërsa hapja e fushatës do të ndiqet nga të tjerët në ZOOM.

PS ka vendosur që fushatën ta nisë me një miting nga Tirana, për të vazhduar më pas në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kryetari i PS-së, Edi Rama është në kërkim të një mandati të tretë radhazi qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Ndërkohë Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale duke zhvilluar një miting në sheshin "Nënë Tereza" një orë para PS-së.

 

Të fundit