Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit për 30 ditë nga Kuvendi

PS kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit për 30 ditë nga

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për përjashtimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi nga punimet parlamentare për një periudhë 30-ditore.

Sipas socialistëve, kërkesa lidhet me sjelljen e Bardhit gjatë seancës plenare të datës 16 tetor 2025, ku veprimet e tij, sipas tyre, kanë penguar zhvillimin normal të punimeve në sallën e Kuvendit.

Dokumenti është firmosur nga 14 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet të shqyrtohet nga kryetari i Kuvendit në përputhje me rregulloren parlamentare.

PS kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit për 30 ditë nga

Të fundit