Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS kërkon përjashtimin e Palokës dhe Leskajt, reagon Rama: Dy të dehur që shajnë me libër shtëpie

PS kërkon përjashtimin e Palokës dhe Leskajt, reagon Rama: Dy

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi deputetet e PS mblodhën firmat për procedim disiplinor te dy deputeteve të DP, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj me qëllim përjashtimin 10 ditor të tyre.

Ata pretendojnë se deputetët kanë hyrë të dehur nga kafja e Kuvendit brenda në sallë, dhe kanë përdorur fjalor fyes e banal ndaj mazhorancës.

Në një postim në twitter, Rama shkruan se seanca e sotme në Kuvend u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit.

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”, shkruan Rama.

 

Të fundit