Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS mbledh Asamblenë/ Sot prezantohet qeveria 'Rama 3', çfarë pritet tjetër

PS mbledh Asamblenë/ Sot prezantohet qeveria 'Rama 3',

PS do të mbledhë sot në orën 10.00 Asamblenë, ku do të prezantohet qeveria 'Rama 3'. Aktiviteti do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Është parashikuar që aktiviteti të nisë me miratimin e rendit të ditës, ndërsa më pas do të marrë fjalën kryeministri Edi Rama, i cili do të tregojë edhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin katër vitet e ardhshme.

Pas fjalës së Ramës, Asambleja do të zgjedhë Kryesinë e re të PS, drejtuesit politikë në qarqe dhe sekretariatin ekzekutiv të partisë.

Rama ka konfirmuar Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën në pozicionet që kishin, si edhe ka vlerësuar punën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe të Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, të cilat me shumë gjasa pritet të jenë sërish pjesë e kabinetit.

Nga ana tjetër, kryeministri ka kritikuar punën e bërë nga Ministria e Turizmit për menaxhimit të mbetjeve urbane përgjatë sezonit turistik dhe Ministrinë e Arsimit.

Rama tha se mandati i tretë do të fokusohet për të çuar para reformat që janë nisur dhe për zgjedhjet që do të vijnë, lokalet dhe të përgjithshmet.

PS mbledh Asamblenë/ Sot prezantohet qeveria 'Rama 3',

Të fundit