Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS mbledh grupin në selinë rozë/ Në fokus, ndryshimet kushtetuese

PS mbledh grupin në selinë rozë/ Në fokus, ndryshimet

Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në selinë rozë. Mbledhja është thirrur nga kryetari i grupit, Taulant Balla.

Ky i fundit iu ka kërkuar socialistëve që të niset nga puna për ndryshimet kushtetuese, me synim zgjatjen e procesit të vettingut.

"Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të vettingut”, ka qenë mesazhi i Ballës për grupin parlamentar.

Në mbledhjen e sotme kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë, pasi ndodhet në SHBA për samimit e OKB-së, punimet e së cilit do të zgjasin disa ditë.

Takimi vjen pas betimit të qeverisë së re dhe nisjes zyrtarisht nga puna, pasi janë marrë dhe vendimet e para të kabinetit Rama.

Për zgjatjen e mandatit të institucioneve të reja të drejtësisë PS, do t'i duhen dhe votat e opozitës, pasi për të miratuar ndryshimet kushtetuese nevojiten 94 vota.

Kryeministri Edi Rama në seancën e fundit, nga foltorja e Kuvendit i shtriu dorën opozitës për bashkëpunim dhe një ndër pikat ishin ndryshimet në Kushteturë. Ai tha se nëse opozita nuk do të jetë e gatshme për bashkëpunim për Reformat si ajo Zgjedhore apo Kushtetuese, qeveria do i bëjë ato me pupullin.

Të fundit