Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS mbledh sot Kryesinë, në fokus zgjedhjet e 14 majit

PS mbledh sot Kryesinë, në fokus zgjedhjet e 14 majit

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kryesinë në orën 19:00 në selinë rozë. Mësohet se në fokus të takimit dhe diskutimeve do të jenë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën me takime në disa qytete të vendit, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe disa ministra.

Deri tani, Rama ka konfirmuar kryetarët e bashkive në: kryetarin e bashkisë Tiranë, Lezhë, Fier, Lushnjë, Cërrik, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Shijak.

I vetmi që nuk është konfirmuar dhe as është ftuar në fushatë është kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Të fundit